20:50 / 06.11.2024
Zenuni e parashikon barazim ndeshjen Inter - Arsenal
Uran Krasniqi / RTKLive
Njohësi i futbollit, Blerim Zenuni, ka parashikuar një barazim në ndeshjen mes Interit dhe Arsenalit në Champions League.
Ndeshja mes Interit dhe Arsenalit do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, ndërsa Zenuni ka qenë i ftuar në studio për komentimin e kësaj përballje.
Parashikimin e tij për ndarjen e pikëve mes skuadrave, ai e ka mbështetur në atë se dy skuadrat kanë pak njohuri për njëra-tjetrën dhe kanë pësuar pak gola në përballjet e fundit.
"Mendoj që do të ketë barazim. Fakti që këto dy skuadra nuk njihen shumë mes vete dhe për faktin që nuk kanë pësuar shumë gola në ndeshjet e fundit, mendoj që mund të ndahen baras", ka thënë Zenuni.























