13:57 / 08.11.2024
Osmani e Starmer flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë e mbrojtjes
V.S|RTKlive
Presidentja e shtetit Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Ka treguar se fokus i diskutimit të përbashkët ishte bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve në fushën e emigracionit.
“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Osmani.























