Kryeprokurori Isufaj priti në takim përfaqësuesit e AVONET
BKT
Lajme

Kryeprokurori Isufaj priti në takim përfaqësuesit e AVONET

V. Thaçi / RTKlive

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim, përfaqësuesit e Rrjetit të Organizatave Joqeveritare, AVONET, ku kanë diskutuar mbi përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet PSRK-së dhe organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve).

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH përmes një komunikate për media thotë se ky takim synon të fuqizojë partneritetin në mes këtyre dy të fundit, në fushën e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Tutje thuhet se gjatë takimit, janë diskutuar disa mënyra se si mund të thellohet më tej ky bashkëpunim, me theks të veçantë tek organizimi i aktiviteteve informuese, për të adresuar sfidat dhe sukseset e rasteve të trajtuara nga Prokuroria Speciale, si dhe lehtësimin në shkëmbimin e informacioneve me OSHC-të, duke respektuar limitet nga korniza ligjore, si Kodi i Procedurës Penale, Ligji për qasje në dokumente publike dhe Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas njoftimit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale çmoi punën e bërë nga AVONET, në monitorimin e vazhdueshëm që i bëjnë institucioneve të ndryshme dhe inkurajoi të njëjtit që të raportojnë vazhdimisht raste, kur ka pretendime për vepra penale që bien në kompetencën lëndore të Prokurorisë Speciale.


MË SHUME NGA Lajme