‘Prishtina Music Conferenc’, synim pjesëmarrja në konferencat botërore
BKT
Kulturë

‘Prishtina Music Conferenc’, synim pjesëmarrja në konferencat botërore

M.M. /RTKlive

Drejtori i ‘Prishtina Music Conferenc’, Kushtrim Dushi, duke folur për rëndësinë dhe qëllimin e kësaj konference, tha se krejt kjo ka të bëjë me krijimin e një rrjetëzimit ndërmjet artistëve të gjeneratave të ndryshme. Ai tha se një ngjarje e tillë është duke u bërë në mënyrë inovative për muzikën.

Në emisionin ‘Pasdite’ në RTK, Dushi tha se këtë aktivitet po e mbështesin Ministria e Kulturës, Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës, si dhe partnerët të tjerë.

Dushi bëri të ditur se ky është edicioni i katërt me radhë i një organizimi të tillë, që është sfiduese por edhe rritë përgjegjësinë në krijimin e kreativitetit organizativ.

“Gradualisht kemi filluar të rrisim Konferencën, projektin, për shkak se kur kemi nisur këtë organizim ka qenë kohë pandemie, ku nuk kishte performancë, ka pasur vetëm panel diskutimi. Por kemi ditur se ku po shkojmë dhe çfarë qëllimi kemi dhe tash jemi në vitin e katërt ku tash kemi arritur të bëjmë një javë me program të plotë me aktivitete të ndryshëm, duke filluar nga dita e diel deri më sot”, tha Dushi, derisa bëri të ditur se kjo ngjarje është pritur shumë mirë nga të pranishmit.

Tutje, Dushi tha se në panelet kanë qenë me diskutime interesante, ku janë ndjekur me interesim nga publiku.

Përmes organizimeve të paneleve synimi është futja e Kosovës në mesin e konferencave të mëdha të muzikës që organizohen kudo në botë.

Në panelin e sotëm, më 08. 11. 2024, marrin pjesë: Burim Haliti, Fitnete Grabovci Krasniqi, Flaka Isufi, Lekë Gjurgjiali, Veronë Perçuku, Sibel Halimi, Trëndelinë Bucolli, Bonart Ajvazi, Buta, Dardan Belegu, MC Kresha.

Kurse në panelin e nesërm, më 09.11. 2024 do të marrin pjesë: Neils Modderkolk, Ogazon, Onome Sarrawi, Mirko Landau, Zack Geraci, Isis Salvaterra, Lana Boric, Reiss, Riccardo Dal Mas, Luca Dea.


MË SHUME NGA Kulturë