Para se EULEX të prezantojë raportin, proteston partia `Demokracia Serbe`
BKT
Foto: Elmina Osmani
Lajme

Para se EULEX të prezantojë raportin, proteston partia `Demokracia Serbe`

Elmina Osmani / RTK

Para se EULEX të nisë prezantimin e Raportit të katërt publik të monitorimit të drejtësisë, anëtarë të subjektit politik "Demokracia Serbe" kanë mbajtur një protestë.

(E plotësuar) Protestuesit janë mbledhur para hotelit, në qendër të kryeqytetit, ku po prezantohet raporti i EULEX-it dhe mbajnë në duar pankarte me foto me njerëz në uniforma, policë, në veri të vendit. Ata akuzojnë për “sjellje të paligjshme” dhe publikim të përmbajtjeve, sipas tyre “të papërshtatshme” në rrjetet sociale.

Arsenijeviq, kryetar i “Demokracia Serbe”, ka thënë se në protestën e sotme në pankarta është prezantuar “një pjesë të materialit dëshmues nga rrjetet sociale”.

Aktivistë të partisë, "Demokracia Serbe’, kanë protestuar edhe para një muaj në Mitrovicën e Veriut, kundër arrestimit të liderit të partisë, Aleksandar Arsenijeviq, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë më 9 tetor të këtij viti.

Ndryshe, EULEX-i sot ka prezantuar raportin e tij të katërt publik, të monitorimit të drejtësisë.


MË SHUME NGA Lajme