I ra shuplakë vajzës së tij, Federata Evropiane suspendon Fetiun
BKT
Sport

I ra shuplakë vajzës së tij, Federata Evropiane suspendon Fetiun

RTKLive

Trajneri i taekwondise Valmir Fetiu është suspenduar të hënën nga Federata Evropiane e këtij sporti për shkak se i ra shuplakë vajzës së tij të mitur pasi ajo u mposht nga një garuese serbe.

Fetiu i kishte ra shuplak garueses së Kosovës (vajzës së tij) në sportin e taekwondistes, pasi ajo u mund nga një serbe në Evropianin për fëmijë, ngjarje kjo që u zhvillua fundjavën që lamë pas në Tiranë.

Federata Evropiane sot mori vendimin për suspendimin Veliut për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet vendore dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë, për gjestin e bërë nga trajneri Veliu, ka reaguar edhe koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.