Ushtarët nga Shqipëria përfundojnë misionin gjashtëmujorë në Kosovë
BKT
Lajme

Ushtarët nga Shqipëria përfundojnë misionin gjashtëmujorë në Kosovë

E. Hoti / RTKlive

Kontingjenti “KFOR 1”, i përbërë nga 31 ushtarë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Shqipëri, pjesë e bompanisë bullgare në Batalionin Kinetik në RC-W Kosovë, ka kryer misionin e tij gjashtëmujorë në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Gjatë misionit, efektivët kanë përmbushur detyra të ndryshme, e po ashtu kanë marrë pjesë në stërvitje me forcat aleate.

 “Kontingjenti KFOR- 1 prej 31 efektivësh nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, pjesë e kompanisë Bullgare në Batalionin Kinetik në RC-Ë Kosovë, përmbylli me sukses misionin 6-mujor në Kosovë. Gjatë misionit, efektivët përmbushën detyra të ndryshme si patrullime, QRF dhe Force Protection, dhe morën pjesë në stërvitje me forcat aleate, përfshirë ato bullgare, italiane dhe kroate”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.


MË SHUME NGA Lajme