Haxhiu: Institucionet të angazhohen kur gratë trajtohen objekt i partnerëve
M.P. / RTKlive
“Vetëm Po, nënkupton Po” ishte konferenca që trajtoi harmonizimin e legjislacionit vendor me Konventën e Stambollit në raport me dhunën seksuale.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të angazhohemi si institucione që të ndalojmë veprime të tilla ku cenohet autonomia e trupit dhe ku gratë konsiderohen si objekt i partnerëve apo bashkëshortëve të tyre, apo kujtdo tjetër”, tha ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Tutje Haxhiu përmendi ndryshimet legjislative që janë ndërmarrë në këtë drejtim, në mënyrë që praktika institucionale të avancojë sa i përket trajtimit të këtyre rasteve.
“Republika e Kosovës ka nënshkruar dokumentin e Konventës së Stambollit. Të gjithë legjislacionin tonë ta përshtatim me Konventën e Stambollit. Është e rëndësishme që dokumentet që nxjerrim të zbarohen në praktikë. Kemi adresuar protokollin e dhunimeve seksuale. E kemi ndaluar që personat që kanë dhunuar, dënohen, t’iu ndalohet punësimi në institucione.”, ka thënë Haxhiu.
Mija Jovornik nga Akademia për Zhvillim Demokratik ka thënë se Kosova qëndron mirë sa i përket rajonit, sipas hulumtimit që kanë nisur për parandalimin e dhunës.
“Kemi filluar në vitin 2022 ku kemi bërë hulumtim gjithëpërfshirës si shembull për praktikë të mirë në atë kohe nuk e kemi ditë që Kosova është një shembull i mirë. Në fazën e parë kemi udhëhequr me shumë se 120 intervista në fazën e dytë kemi filluar me partitë politike dhe OJQ. Çdo iniciativë suksesi sa jemi të lidhura në rajon dhe sa jemi mirënjohëse që Kosova është me ne bashkë. Kur vjen për të drejtat fundamentale është një qëllim për të luftuar dallimet. Kemi filluar me partitë politike për të parë se çka kanë për barazitë gjinore në programet e tyre. Kosova mund të jetë shembull udhëheqës, qëllimi ishte të vija me një dokument për propozim-ndryshimin, por e vërteta është që ju na keni kaluar neve”, ka thënë ajo.
Sonja Lokar, eksperte për Çështjet Gjinore ka potencuar se duhet të ketë përkrahje dhe bashkëpunim në hapat të suksesit të grave në botë.
“Më kujtohen situata nga kohët kur kemi qenë në vendin e njëjtë dhe kujtojë që në atë kohë para viteve të ‘90ta, gratë në Jugosllavi kanë qenë në maje të botës. Kjo ndodh vetëm në fushat ku bashkohemi përkundër ndasive. Nëse nuk bashkohemi në parti, shoqëri civile, me mbështetje ndërkombëtare nuk mund të ecim përpara”, ka thënë ajo.























