Përfundoi dëshminë ministrja Rizvanolli, nuk u prononcua për media
BKT
Lajme

Përfundoi dëshminë ministrja Rizvanolli, nuk u prononcua për media

Donika Sherifi/RTK

( E plotësuar, ora 13:10) Ka përfunduar dëshminë ministrja Artane Rizvanolli. Ajo nuk është prononcuar oër media.

Avokati i saj, Artan Qerkini ka thënë se ministrija Rizvanolli u intervistu në cilësinë e dëshmitares dhe për shkak të çështjes, nuk mund të japin detaje

Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e ministres Rizvanolli

Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

"Ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme