FSK-ja me ushtrime në Butovc e Zllatar nga data 15-17 nëntor
V.S|RTKlive
Ushtria e Kosovës nga nesër deri të dielën do të zhvillojnë trajnime në terren të cilat do të jenë në Komunën e Prishtinës. Lëvizje të automjeteve ushtarake të FSK-së do të ketë në fshatrat Butovc e Zllatar, trajnim ky i planifikuar dhe sipas komunarëve nuk ka vend për shqetësim.
Njoftimi u bë përmes faqes zyrtare të Komunës së Prishtinës.
“Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë trajnime në terren në Komunën e Prishtinës, sipas planit të paraparë. Gjatë datave 15-17 nëntor 2024, FSK do të jetë e pranishme në këto zona: fshati Butovc e fshati Zllatar. Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra. Ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka vend për shqetësim”, bëhet e ditur në njoftim.























