Ambasadori britanik takon kryeprokurorin Isufaj: Mezi presim bashkëpunimin
BKT
Lajme

Ambasadori britanik takon kryeprokurorin Isufaj: Mezi presim bashkëpunimin

G.K/RTKlive

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreavs, ka pritur në takim kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Në një postim në Facebook, Hargreavs ka thënë se mezi presin bashkëpunimin e vazhdueshëm mes tyre.

“Jam i kënaqur që mirëprita sot në Ambasadën tonë Shefin e Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj. Është kënaqësi të punosh me të dhe të përfshihesh në një bisedë kaq të hapur dhe të sinqertë. Mezi presim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm”, ka shkruar Ambasadori i Britanisë në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme