Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave kombëtare
BKT
Foto: Arkiv / RTKlive
Lajme

Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave kombëtare

V.Th. RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Doracakut të Edukatës Seksuale, duke e cilësuar atë si sulmin më të madh ndaj familjes dhe vlerave kombëtare.

"Nuk ka e as që mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes e vlerave kombëtare, se sa Doracaku i edukatës seksuale", është shprehur kryetari i AAK-së në një postim në Facebook, duke paralajmëruar se ky dokument nuk do të gjejë zbatim në komunat e udhëhequra nga Aleanca.

Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Kurti për siç ka thënë ai "dështimet në politikën e brendshme dhe të jashtme".

"Pas izolimit ndërkombëtar të Kosovës e pas vënies së vendit nën sanksione, tash bateritë e tij i ka kthyer mbi familjen", theksoi Haradinaj, duke shtuar se familja kosovare ka themele të lashta që nuk lëkunden lehtë.


MË SHUME NGA Lajme