08:07 / 15.11.2024
Lansohet punësimi për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese
A.B / RTKlive
Sot do të bëhet lansimi i masës për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga pilotimi i reformës së asistencës sociale.
Në këtë ngjarje do të jenë pjesëmarrës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati si dhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci.























