18:12 / 15.11.2024
Katër të lënduar në një aksident në rrugën Veternik-Bresje
G.K/RTKlive
Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sonte në mbrëmje në autostradën Veternik–Bresje
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi-Gërxhaliu e cila tha se në aksident janë përfshirë katër automjete.
“Policia, rreth orës 17:00, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, pjesa Veternik-Bresje. Njësia policore njofton se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani, është raportuar për katër persona të lënduar, derisa lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe emergjenca për trajtim të procedurave të mëtejme”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë.























