Krasniqi: Kosova nuk ka çfarë të humbasë ndaj Rumanisë
BKT
Sport

Krasniqi: Kosova nuk ka çfarë të humbasë ndaj Rumanisë

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i i futbollit, Ramiz Krasniqi, theksuar se Kosova duhet të luajë me guxim po edhe me kujdes të madh kundër Rumanisë.

Dy skuadrat ndeshen në Bukuresht në kuadër të Ligës së Kombeve.

Krasniqi ka qenë i ftuar te RTK për ta analizuar ndeshjen. 

“Humbja në Prishtinë nga Rumania ka qenë një befasi dhe një goditje e rëndë”, ka thënë Krasniqi. “Megjithatë, jemi rikthyer furishëm, kemi pasur tri fitore, dhe kjo është një motiv dhe një shtytje që të hakmerremi në mënyrë sportive. Mendoj që ndeshja e sontme do të jetë një betejë pa kompromis, ku ne nuk kemi çfarë të humbim dhe duhet ta kërkojmë fitoren, por jo pa kokë, pra duhet pasur vëmendje”.