Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufitare
V.Thaçi / RTKLiv
Në prag të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare që do të mbahet të hënën në Prishtinë, ekzekutivi kosovar miraton dy nisma bashkëpunimi me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë mbledhje është miratuar nisma për lidhjen e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovë dhe Qeverisë së Republikës Maqedonisë së Veriut për Implementimin e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë.
Po ashtu është miratuar nisma për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sektorin e Energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre.























