Ushtarët e KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
BKT
Lajme

Ushtarët e KFOR-it patrullojnë në Leposaviq

E. Hoti / RTKlive

Misioni i NATO-s në Kosovë - KFOR, ka bërë të ditur se ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje kryen patrulla rutinore në Leposaviq, në veri të Kosovës.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i  ripërsëritë se vazhdon të kontribuojë në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.


MË SHUME NGA Lajme