19:08 / 18.11.2024
Osmani e ambasadorët e BE-së diskutojnë për hapat e integrimit të Kosovës
G.K/RTKlive
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorët e shteteve të BE-së dhe të vendeve fqinje, me të cilët ka diskutuar për përshpejtimin e integrimit të Kosovës në BE.
Ajo ka thënë se takimi e realizua nën organizimin e presidencës hungareze.
"Sot në drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje, nën organizimin e presidencës hungareze, në diskutim rreth hapave tutje për ta përshpejtuar integrimin e vendit tonë drejt BE-së", ka shkruar Osmani në Facebook. 























