Gërvalla lirohet nga akuza për mos-raportim të pasurisë
BKT
Lajme

Gërvalla lirohet nga akuza për mos-raportim të pasurisë

Sh.Ç/RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është liruar nga akuza për mos-raportim të pasurisë. Aktgjykimi ndaj Gërvallës u shpall sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Dibran Jusufi.

Gjykatësi Jusufi, ka theksuar se provat janë vlerësuar një nga një dhe u vërtetua se veprimet për të cilat ngarkohet Gërvalla nuk përbëjnë vepër penale.

Ai ka thënë se nga përshkrimi ligjor, deklarimi i pasaktë i pasurisë së ligjshme paraqet kundërvajtje dhe jo vepër penale, pra çdo mosdeklarim i saktë i pasurisë është kundërvajtje.  

Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është paraqitur në Gjykatë për t’u përballur me akuzat për mosdeklarim të pasurisë. Ajo u deklarua e pafajshme lidhur me akuzën.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Gërvalles me pretendimin se në formularin për deklarim të pasurisë, më 22 mars të 2021-s s’i ka paraqitur të dhënat e kërkuara me ligj.

Ministrja Gërvalla akuzohet për veprën penale “mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.


MË SHUME NGA Lajme