Festivali “Ditët e Nëntorit” nis sonte në Gjakovë
Sh.G / RTKlive
Gjakova do të bëhet epiqendra e kulturës shqiptare me edicionin e parë të festivalit “Ditët e Nëntorit”, një festë unike që mban gjallë trashëgiminë tonë përmes muzikës, paneleve dhe traditave tradicionale.
Në programin e mëngjesit në RTK, për këtë ngjarje ka folur, Jeta Gërqari koordinatore e festivalit “Ditët e Nëntorit”.
“Sonte është nata e parë dhe fillojmë me Opera e Kosovës “Goca e Kaçanikut” nga kompozitori i njohur Rauf Dhomi, e cila ka qenë premierë këtë vit në Prishtinë sonte do ta kemi në ne festival në ora 19:00. Duke vazhduar me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë – 23.11.2024,vjen me vallet e tona tradicionale edhe kjo natë fillon në ora 19:00. Ndërsa festivali vazhdon me datën 28.11.2024, ora 20:30 me ansamblin Saz’Isoi cili do të na interpretoj perlat e muzikës së Shqipërisë së Jugut. Derisa me 29.11.2024, ora 20:30 do të kemi një gala koncert me solistë dhe ansamble vokale e instrumentale”, theksoi Gërqari.
Sipas saj, përveç përformancave të jashtëzakonshme, festivali ofron edhe ushqime dhe pije tradicionale që përcjellin shpirtin shqiptar.























