Kapen armë dhe municion në veri, dyshohet se lidhen me sulmin në Banjskë
BKT
Lajme

Kapen armë dhe municion në veri, dyshohet se lidhen me sulmin në Banjskë

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur granata, armatim, municion dhe uniforma ushtarake në rrugën “Kralj Petri” në Zveçan.

Përmes një njoftrimi në Facebook, Policia ka thënë se rasti ka të bëjë me një person me interes, që dyshohet se lidhet me rastin Banjska.

Sipas Policisë gjatë kontrollimit janë gjetur katër granata M75, dy pushkë automatike AK 47, gjashtë karikatorë me municion të AK 47, një karikator i zbrazët, 156 fishekë të AK 47, 179 fishekë të M48 , një antiplumb ushtarak me dy pllaka, tri palë pantallona, katër uniforma ushtarake, dy jelekë taktikë, dy gas maska, dy çanta krahu ushtarake, 5 rripa ushtarakë të brezit,si dhe një bluzë të zezë.

 


MË SHUME NGA Lajme