11:19 / 20.11.2024
‘Djali’, së shpejti premierë në Teatrin e Gjilanit
Sh. Gashi|RTKlive
Teatri i Gjilanit së shpejti do të sjellë premierën e shfaqjes “Djali” nën regjinë e Erson Zymberit.
Në njoftimin e publikuar në faqen e teatrit, bëhet e ditur se premiera do të jepet më 22 nëntor.
“Djali’ është historia e një familjeje në krizë. Është një thirrje që shkon përtej zërit të zakonshëm të skenës, e cila kërkon të zbulojë ato dhimbje të thella që fshihen pas formave apo fasadave të heshtura të familjeve moderne”, thuhet në njoftim.
Aktorët që do të luajnë në shfaqje janë Kushtrim Qerimi, Yzeir Meha, Safete Mustafa Baftiu, Tringa Hasani, Florent Salihu.























