15:06 / 20.11.2024
Gazetarja e RTK-së nderohet me çmimin "Vangjush Gambeta"
RTK
Gazetarja e RTK-së Arlinda Sejda ka marrë çmimin vjetor "Vangjush Gambeta 2024" në ceremoninë vjetore që e organizon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.
Në këtë ceremoni janë ndarë çmime për gazetarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Edicioni i 17-të i ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari u mbajt në Prishtinë, me prezencë të përfaqësuesve diplomatikë, përfaqësues të Odave Ekonomike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia dhe gazetarë të shumtë.
Në këtë ngjarje u ndanë çmime për gazetarët nga tre shtetet.























