15:55 / 20.11.2024
Çeku thotë se është koha për të jetësuar sallën koncertale
E. Hoti / RTKlive
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve e ka dhënë pëlqimin përfundimtar për zbatimin e projektit për sallën koncertale (Qendrën multi-funksionale) të Prishtinës.
Ai tha se ministria e ka mbështetur komunën e Prishtinës me 800 mijë euro dhe se janë të gatshëm për ta mbështetur edhe më tutje.
“Në buxhetin e ri, kemi ndarë 10 milionë euro, si dëshmi e gatishmërisë sonë për bashkëfinancim. Jemi të gatshëm për ta mbështetur komunën e Prishtinës edhe më tutje, sipas kërkesës së tyre”, ka thënë ai .
Ai tutje tha se është koha për të vepruar dhe jetësuar këtë projekt me rëndësi jetike për komunitetin artistik të kryeqytetit. “Mjaft kohë është humbur”, shkroi Çeku.























