Canaj:Kurti nuk e çon draftin e Asociacionit në Kushtetuese,shkak zgjedhjet
BKT
Lajme

Canaj:Kurti nuk e çon draftin e Asociacionit në Kushtetuese,shkak zgjedhjet

M.Miftari/RTKlive

Blerim Canaj, ish-ambasador i Kosovës në Gjermani, dhe njohës i rrethanave politike, tha se këresa e BE-së për krijimin e Asociacionit, nuk është diçka e re dhe diçka e papritur. Por sipas tij, kryeministri Kurti heziton ta dërgojë draft-statutin në Kushtetuese, sepse siç theksoi ai, është kohë fushate dhe do t’i kushtonte shumë në vota.

Lidhur me kërkesën e BE-së që draft-statuti të dërgohet në Kushtetuese, Canaj shprehu dyshimet që Gjykata Kushtetuese do ta aprovonte një draft të tillë ku përmendet Arbitrazhi, që sipas tij është antikushtetuese, sikurse edhe përmendja e "Rezolutës 1244".

Në magazinën informative “Lajmet e fundit” në RTK, duke folur për Asociacionin, Canaj tha se me këtë jemi futur në një kurth, sepse, sipas tij, njohësit e kushtetutës thonë se në zotimet në Bruksel është krijuar njëfarë kushtetute formale për pakicën serbe në Kosovë.

Arsyetimet e hezitimit të dërgimit të draft-statutit për Asociacionin në Kushtetuese, Canaj i ndërlidhë me kohën e fushatës zgjedhore.

“Kurti, si opozitar, Asociacionin e ka paraqitur si demon...dhe tani nëse bën një hap në drejtim të implementimit të tij, atëherë do t’i kushtonte shumë në zgjedhje me anë të votës”, deklaroi Canaj.


MË SHUME NGA Lajme