Aliu për hekurudhën Prishtinë - Durrës: Nuk jemi lider të projektit
BKT
Lajme

Aliu për hekurudhën Prishtinë - Durrës: Nuk jemi lider të projektit

M.P. / RTKlive

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka specifikuar se në ndërtimet e hekurudhës që lidh Prishtinën me Durrësin, Kosovës i takon të financojë pjesën e vet.

Aliu këtë e ka bërë të ditur në konferencën e sotme për media, teksa ka shtuar se Kosova s’mund të jetë lidere e projektit.

“Hekurudha e re është 130 kilometra. Nga këto kilometra, 100 prej tyre janë në Republikën e Shqipërisë, këto 100 kilometra atje janë në territor malor, me shumë tunele e ura, ndërsa në pjesën tonë janë në terren rrafshi. Prandaj kur e kemi bërë marrëveshjen me Shqipërinë, ne jemi si palë e cila financon pjesën e vet, por nuk mundet me qenë lider i projektit”, ka thënë ai.

Aliu ka thënë se 30 kilometra janë në pjesën e Kosovës dhe në terren të rrafshët.

“Hekurudha Durrës-Prishtinë duhet ta kemi parasysh se duhet të ndërtohet një hekurudhë e re, ose rindërtim i hekurudhës së vjetër”, tha Aliu.


MË SHUME NGA Lajme