Haradinaj: Anëtarësimi në NATO i mbyll debatet e sigurisë për Kosovën
BKT
Foto: Nga profili i D.H
Lajme

Haradinaj: Anëtarësimi në NATO i mbyll debatet e sigurisë për Kosovën

G.K/RTKlive

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se anëtarësimi në NATO i përmbyllë të gjitha debatet për sigurinë e Kosovës..

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi.

"Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99. Këto retorika të humbësit ballkanik veç sa e rrisin vullnetin tonë për të qenë të gatshëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë, ashtu siç vepruam kundër kasapit të Ballkanit. Ne jemi të fokusuar për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe kjo i mbyll debatet e sigurisë përjetësisht për Kosovën", ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme