18:50 / 23.11.2024
Osmani takoi një delegacion dypartiak të Kongresit Amerikan
V.S|RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax, në një delegacionin dypartiak të Kongresit Amerikan, me senatorë demokratë e republikanë, të kryesuar nga senatorja Jane Shaheen.
Siç bëhet e ditur nga zyra për media e Presidencës së Kosovës, në këtë takim, shefja e shtetit ka shprehur mirënjohje për mbështetjen bipartizane dhe rolin e jashtëzakonshëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan për mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë si dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare.























