Edhe sot ftohtë, temperatura maksimale 6 gradë Celsius
BKT
Lajme

Edhe sot ftohtë, temperatura maksimale 6 gradë Celsius

B. H. | RTKlive

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, por i ftohtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes parashihen ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri 6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verillindjes.


MË SHUME NGA Lajme