Çadraku rifillon dhënien e dëshmisë në Gjykatën Speciale| LIVE
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Gjykata Speciale

Çadraku rifillon dhënien e dëshmisë në Gjykatën Speciale| LIVE

A.B / RTKlive

(E plotësuar, ora 09:50) Halil Çadraku ka rifilluar sot dhënien e dëshmisë në Gjykatën Speciale. Avokati i Çadrakut, Arianit Koci është prezent në seancën e sotme. Ai ka dhënë kritika ndaj përkthimit. Koci tha se ekipa e përkthimit nuk e njeh kontestin kosovar dhe ky është një problem.

 

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe dje Halil Çadraku ka filluar  dhënien e dëshmisë. Sipas përmbledhjes që dha Prokuroria në sallë të gjyqit, dëshmitari iu bashkua UÇK-së afërsisht në mars 1998 dhe kishte role të ndryshme në vende të ndryshme, përshirë në zonën operative të Pashtrikut.

Çadraku edhe sot do të vazhdojë dëshminë.

 


MË SHUME NGA Gjykata Speciale