‘Të kam në mendje’, kauza që bashkon Kosovën dhe Shqipërinë
RTKlive
Për 5 ditë radhazi në objektin e Kuvendit të Kosovës janë paraqitur portretet e personaliteteve të ndryshe qe u bënë pjesë e projektit "Të kam në mendje" të artistes Malda Susuri.
Projekti "Të Kam në Mendje" synon që përmes ndërhyrjeve të fuqishme artistike, edukative, dhe mbështetëse, të adresojë çështjet e shëndetit mendor në vend, veçanërisht çështjet e pikëllimit dhe humbjes, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke ulur stigmën rreth këtyre problemeve.
Në fazën e parë të projektit u publikuan katër këngë të ndërlidhura me shëndetin mendor, ndërkaq faza e dytë e projektit përfshin një instalacion fotografish të realizuar me 250 figura publike dhe influencues të shquar nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët janë fotografuar duke shprehur emocione të lidhura me shëndetin mendor.
Në Tiranë do të vazhdoj paraqitja e portreteve deri më 3 dhjetor.


























