RTK me program Festiv për 28 Nëntorin
BKT
Foto arviv | RTKlive
Në Fokus

RTK me program Festiv për 28 Nëntorin

RTKlive

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka përgatitur një program të veçantë festiv për të shënuar Ditën e Flamurit dhe 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ky program, i cili do të transmetohet gjatë tërë ditës, do të ofrojë programe informative, argëtuese, filma që do të bëjnë që kjo ditë historike të jetë festive për të gjithë shikuesit.

Në këtë ditë të rëndësishme RTK sjell: Lajme nga aktivitetet ditore që do të jenë në gjithë Kosovën, do të ketë lidhje direkte nga Shqipëria në bashkëpunim me RTSH.
Festa do të fillojë me emisionin e mëngjesit, ku do të kemi lidhje të drejtpërdrejtë nga Shqipëria, lidhje nga Prekazi e komuna të tjera të Kosovës.

Do të shfaqen filma dokumentarë historikë që sjellin në vëmendje momentet kyçe të historisë sonë kombëtare dhe heronjtë që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Nuk do të mungojnë edhe emisione me të ftuar që do të flasin për rëndësinë historike dhe simbolikën e 28 Nëntorit.

Po ashtu në RTK do të shfaqen një cikël i filmave që janë të artistëve, producentëve dhe aktorëve nga Lugina e Preshevës.


MË SHUME NGA Në Fokus