Hamza në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë
N.M. /RTKlive
Badri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin, Bajram Begaj
Bëhet e ditur se takimi i Hamzës me Ramën është realizuar në prag të festës së 28 Nëntorit.
“Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë”, ka shkruar Hamza.
“Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë. Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë”, ka thënë ai.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, në një postim në Facebook, bënë të ditur se ka takuar gjatë ditës edhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Mikpritje e ngrohtë nga presidenti Bajram Begaj, me bisedë të përzemërt për popullin dhe kombin shqiptar. Në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Luginë të Preshevës, nëntori është kudo muaji i shqiptarëve. Është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare. Së bashku, me besim e shpresë, ecim përpara!”, ka shkruar Hamza në Facebook.























