Kurti uron Von der Leyen, për formimin e Komisionit të ri të BE-së
BKT
Lajme

Kurti uron Von der Leyen, për formimin e Komisionit të ri të BE-së

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, për formimin e Komisionit të ri të BE-së.

Kurti, në një postim në platformën X, ka shkruar se mezi pret të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Urime Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, për formimin me sukses të Komisionit të ri. Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Kurti në X.


MË SHUME NGA Lajme