Konjufca bën homazhe para shtatores së Ismail Qemalit
V.Sh /RTK & M.M. /RTKlive
(E plotësuar) Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bën homazhe te shtatorja e Ismail Qemailit, në Prishtinë.
Konjufca bën homazhe pranë varrit të Isa Boletinit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bën homazhe pranë varrit të heroit kombëtar, Isa Boletini, në Boletin. Ai është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, si dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë.
Konjufca: 28 Nëntori është dita jonë e krenarisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari, në Prekaz, për nder të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit, të Pavarësisë së Shqipërisë, të ditëlindjes së Adem Jasharit, si dhe të daljes së parë publike të UÇK-së.
Konjufca është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, si dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë.
Ai tha se 28 Nëntori është ditë e jonë e krenarisë, Dita e Flamurit tonë Kombëtar.
“28 Nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe kombit shqiptar. Gëzuar popullit shqiptar 28 Nëntori, Ditën e Flamurit. E festofshim këtë ditë gjithmonë të lirë e krenar”, tha Konjufca.























