12:35 / 28.11.2024
Mbahet parada kuq e zi për 112-vjetorin e Pavarësisë në Tiranë|Video
RTKlive
Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë zhvilluar paradën e madhe kuq e zi në 112-vjetorin e Pavarësisë, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Në paradën ku u ekspozuan rrënjët shqiptare, historia dhe kultura shqiptare, siç raporton RTSH, kanë parakaluar 350 grupe artistike, nga 150 qytete të ndryshëm ku jetojnë shqiptarë, që nga Nju Jorku, Brukseli, Çamëria, Kosova, arbëreshët e Italisë dhe e gjitha Shqipëria.
Me flamuj në duar, këngë e valle shqiptare, me veshje tradicionalë nga krahina të ndryshëm, shqiptarët ecën në paradën nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri të sheshi “Skënderbej”.
Kryeqyteti shqipëtar u kthye këtë 28 nëntor, për të dytin vit radhazi, në kryeqendrën e festimeve të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë.























