Elsa Selimi fituese e Festivalit të Këngës Popullore `Kaçaniku 2024`
Shoqëria Kulturore Artistike “ Gryka e Kaçanikut” për dy netë radhazi ka organizuar Festivalin e Këngës Popullore për Fëmijë “ Kaçaniku 2024”, ndërsa është financua nga Komuna e Kaçanikut për nderë të festave të nëntorit.
I pranishëm në festival ishte edhe kryetari i Komunës Besim Ilazi, i cili edhe ndau çmimin e parë.
Festivalin e hapi drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Hafize Sallahu, e cila mes tjerash tha se ky festival ka për qëllim edhe zbulimin e talentëve të rinjë në këndim.
Juria në përbërje të Agon Tufa, tenor në Filarmoninë e Kosovës, Arben Asllanaj profesor i klarinetit dhe anëtar i grupit “ Korona” si dhe Naim Rexha, këngëtar në ShKA “ Gryka e Kaçanikut” vendosën për ndarjen e këtyre çmimeve:
Elsa Selimi- vendi i parë
Rona Dogani- vendi i dytë
Bertina Lika- vendi i tretë
Erona Gashi - Paraqitja më e mirë skenike
Besarta Luma- Vokali më i mirë
Diart Hasani- çmimi i ShKA së “ Gryka e Kaçanikut” - “ Nuri e Shkodran Raka”
Elma Grui - Çmimi i Orkestrës
Menesa Murseli- Çmimi Special
Medina Luta- Çmimi i Publikut























