Sonte në RTK shfaqet dokumentari ‘Rruga e çlirimit’ | VIDEO
BKT
Lajme

Sonte në RTK shfaqet dokumentari ‘Rruga e çlirimit’ | VIDEO

S.K| RTK

Sonte me filim nga ora 20:10 në RTK mund të ndiqni dokumentarin mbi një datë me rëndësi të madhe, që lidhet me një vendim historik për UÇK-në.

Grupet ilegale, krahas angazhimit politik, po shtynin para gjithashtu krijimin e grupeve të armatosura për rezistencë, të cilat po realizonin me sukses aksione kundër forcave serbe.

Në të njëjtën kohë, ato kishin lëshuar një komunikatë ku merrnin përsipër përgjegjësinë për të gjitha aksionet e kryera kundër forcave serbe.

Nëntori shënonte muajin kur u mor vendimi për emërtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe miratimin e simbolit të saj. Ky simbol, i përqafuar nga të gjithë, u përdor në të gjitha uniformat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme