Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit
BKT
Foto: Edina Avdiu / RTK
Lajme

Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit

A.B| RTKlive

Mbrëmë para mesnatës një granatë dore është hedhur në oborrin e Komunës së Zveçanit.

Zëvendrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë për RTKlive se nga sulmi nuk ka të lënduar, por se është dëmtuar ndërtesa e komunës dhe katër vetura që kanë qenë të parkuara aty afër.

“Si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur janë dëmtuar disa pjesë të objektit të komunës si dhe xhamat e disa veturave që kanë qenë të parkuara në afërsi. Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur nga një mjet shpërthyes ( (dyshohet granatë dore) që është hedhur nga person/a të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime", tha Elshani.


MË SHUME NGA Lajme