Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert nën drejtimin e Salvit
BKT
Kulturë

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert nën drejtimin e Salvit

Sh.G / RTKlive

Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Dario Salvit, mbajti një koncert më 28 nëntor në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Programi i natës përfshinte vepra të njohura dhe të jashtëzakonshme nga kompozitorët legjendarë si Beethoven, Holst, Ketèlbey, dhe Jones. Kulmi i koncertit ishte premiera e veprës "Illyrian Dances (Valle ilire)" nga kompozitori Guy Woolfenden, një interpretim që solli një atmosferë të veçantë.

Një tjetër surprizë e natës ishte paraqitja e gajdexhiut nga Malta, Stefan Mercieca. Ai dha një interpretim tradicional në gajde dhe më pas vazhdoi me kompozime si The Gael nga Trevor Jones, I Dreamed a Dream nga Claude-Michel Schönberg, dhe Kështjella e Edinburgut nga Duncan R. Beat. Koncertin e ndoqi edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, duke shfaqur mbështetje të rëndësishme për kulturën dhe artin.

Të apasionuarit pas muzikës do të kenë mundësinë ta shijojnë edhe një koncert tjetër të Orkestrës Frymore dhe Korit të Meshkujve të Filharmonisë së Kosovës më 30 nëntor në Prizren, në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu”, duke filluar nga ora 19:30.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës fenomenale nën drejtimin e Dario Salvit


MË SHUME NGA Kulturë