Hargreaves: Incidenti serioz në Zubin Potok të hetohet shpejt
BKT
Foto: British Embassy Pristina
Lajme

Hargreaves: Incidenti serioz në Zubin Potok të hetohet shpejt

E. Hoti / RTKlive

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas sulmit në fshatin Varagë të Zubin Potokut,  ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër Lepencit.

Në një postim në Facebook, Hargreaves tha se ky sulm duhet të hetohet shpejt, pasi ka pasoja të rënda për furnizimet me ujë dhe energji.

“Incidenti serioz në Zubin Potok sonte ka pasoja potencialisht të rënda për furnizimin me energji dhe ujë në komunitete të ndryshme në shumë pjesë të Kosovës. Duhet të hetohet shpejt për ndonjë sulm të qëllimshëm ndaj infrastrukturës kritike”,  ka shkruar ambasadori britanik në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme