Osmani: Sulmi ndaj infrastrukturës vitale dëshmon qëllimin e Serbisë
BKT
Lajme

Osmani: Sulmi ndaj infrastrukturës vitale dëshmon qëllimin e Serbisë

N.M. /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, pas sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Republikës së Kosovës.

Bëhet e ditur se në këtë takim, presidentja Osmani ka ritheksuar se sulmi terrorist ndaj infrastrukturës vitale dëshmon qëllimin e Serbisë për destablizimin e Kosovës dhe gjithë rajonit, duke cenuar sigurinë kombëtare të vendit tonë, si dhe duke synuar krijimin e një krize humanitare.

“Presidentja shprehu vlerësimin e lartë për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar e poashtu falënderoi KFOR-in, i cili menjëherë ka ofruar të gjitha kapacitetet e tyre për të ndihmuar tejkalimin e kësaj gjendjeje si dhe parandalimin e sulmeve të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.


MË SHUME NGA Lajme