Konjufca: Tentativat për t’i shkaktuar dëm Kosovës do të dështojnë
BKT
Lajme

Konjufca: Tentativat për t’i shkaktuar dëm Kosovës do të dështojnë

N.M. /RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas shpërthimit në fshatin Varragë të Zubin Potokut.

Konjufca, në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastrukturë kritike nga bandat e dirigjuara terroriste, do të dështojnë dhe institucionet tona do të sigurohen për këtë.

Ai ka falënderuar organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, SHBA dhe Bashkimin Evropian që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës duke ofruar edhe ndihmën e tyre.

“Këto akte të armiqve të Kosovës janë kundër saj dhe popullit të saj. Duke sulmuar infrastrukturë kritike, ata kërkojnë të shpërndajnë panik dhe pasiguri. Ne do t’i përgjigjemi së bashku, teksa kemi qetësi e siguri të plotë, ndërsa ata do të përgjigjen për aktet e tyre terroriste”, ka shkruar Konjufca në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme