KFOR thotë se ofron siguri pas sulmit të tubacionit të ujit në Zubin Potok
M.M. /RTKlive
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon ashpër sulmin në tubacionin e ujit të Zubin Potokut, i cili pati një ndikim të rëndë në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës.
Në një njoftim për medie KFOR bën me dije se është me rëndësi që të vërtetohen faktet dhe që përgjegjësit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë.
“Personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar të ofrojë asgjësimin logjistik, të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë”, thuhet në njoftim.
KFOR-i, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, vazhdon të zbatojë mandatin e tij për sigurinë në territorin e Kosovës, si reagues i tretë bazuar në rolet e tyre përkatëse.























