Përfundon seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit për sulmin në Ibër-Lepenc
A.B/RTKlive
(E plotësuar, ora 12:50) Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit për sulmin në Ibër-Lepenc. Seanca është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila edhe pritet të merr vendim në këtë rast.
Një tjetër i dyshuar për sulmin në Varragë del para gjykatës
Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe një person të dyshuar për sulmin e fundit terrorist që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit në Varragë të Zubin Potokut.
Mirlinda Gashi, nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ka deklaruar për RTKlive se i dyshuari tjetër do të dalë para gjykatës, ku edhe do të vendoset për masat e mëtejshme ndaj tij.
Ndryshe lidhur me sulmin terrorist janë shoqëruar në stacionin policor 10 persona, dy prej tyre janë ndaluar. Për njërin është caktuar masa e paraburgimit për 1 muaj.























