Shënohet Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara, kërkohet mbështetje
BKT
Lajme

Shënohet Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara, kërkohet mbështetje

Visar Shatrolli / RTK

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, ka mbajtur konferencë me rastin e 3 Dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Gjatë kësaj konference kryetari i këtij forumi, Bekim Krasniqi tha se në vazhdimësi janë duke u angazhuar që të drejtat e personave me aftësi të kufizuar të përmirësohen.

Ai iu ka bërë  thirrje institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë përkrahjen ndaj tyre, pasi sipas tij mbështetja aktuale nuk është e mjaftueshme. Ai ka thënë se e ardhmja e fëmijëve duhet të jetë e barabartë.

Prezent në këtë konferencë ishte edhe zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, e cila tha se jemi  të obliguar që personave me aftësi të kufizuar të ju garantohet barabarësia.

Po ashtu ajo shtoi se realiteti praktik ende është i ashpër, teksa përmendi që shumë fëmijë ende nuk kane qasje dhe shërbime  të duhura për një jetë të dinjitetshme.


MË SHUME NGA Lajme