Vazhdojnë punimet në Ibër Lepenc |VIDEO
BKT
Në Fokus

Vazhdojnë punimet në Ibër Lepenc |VIDEO

Edina Avdiu/RTK

Kanë vazhduar punët për ndërtimin e bay-pasit në kanalit e Ibër Lepencit, për t`i hapur rrugë rindërtimit të shtratit që u dëmtua nga shpërthimi i eksplozivit.

Punëtorët kanë dalë në terren e makineritë e rënda janë ndezur. Pranë kanalit të Ibër Lepencit, i cili ishte cak i sulmit më 29 nëntor, po sanohen dëmet.

Aty po punohet në ndërtimin e një bay-pasi, për t'i hapur rrugë rindërtimit të shtratit të kanalit që u dëmtua rëndë nga shpërthimi i eksplozivit.

Në mënyrë që të bëhet një zgjidhje e përhershme, pranë kanalit të Ibër Lepencit në Zubin Potok po punohet me intensitet të lartë.

Nga të gjitha anët terreni po sigurohet nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ata u panë edhe pranë vendit ku po zhvillohen aktualisht punimet.

Pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative po kujdeseshin për siguri rrugëve të veriut.

Sipas të parit të komunës, Izmir Zeqiri, punimet në bay-pas pritet të finalizohen në fund të kësaj jave, për të vazhduar me rindërtimin e shtratit të kanalit.

E gjithë kjo situatë e krijuar pas sulmit, ka sjellë reduktime të ujit në rajonin e Mitrovicës, ani pse furnizimi me ujë kishte filluar të normalizohet.

Orari i reduktimeve:

MITROVICË

Nga ora 09:00- 18:00

• Tuneli I Pare, Stan Trg, Rahove, Shupkovc, Zasellë, Lisicë, Lipë, Boletin, Kolonija, Lagjja 2 Korriku, Kqiç, Frasher, Pirq, Broboniq, Koprive dhe Vërrnice, Suhodoll, Gushafc, Vinarc, Vidimriq dhe Koshtovë.

Nga ora 18:00 – 06:00

• Reduktime në qytet,

VUSHTRRI:

06:00-18:00 Reduktime për fshatrat,
18:00–06:00 Reduktime në qytet,

SKËNDERAJ

06:00 - 18:00 Reduktime për fshatrat,
18:00 – 06:00 Reduktime në qytet,

Nga KRU Mitrovica u kanë bërë thirrje konsumatorëve që uji të mos përdoret për pije deri në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik por të përdoret vetëm për Higjienë.


MË SHUME NGA Në Fokus