LDK publikon emrat e të gjithë kandidatëve për deputetë
Zenel Hajrizi / RTK
Lidhja Demokratike e Kosovës sonte ka publikuar listën e kandidatëve për deputetët. Kjo listë është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
Në listë janë zyrtarët me të lartë të kësaj partie, duke përfshirë kryetarët e komunave nga kjo parti.
Në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar rëndësinë e ndryshimit dhe forcës së votës për të avancuar një qeverisje “më përmbajtësore dhe më të drejtë”.
Lista sipas tij fokusohet në rëndësinë e rinisë dhe të rejave për të ndërtuar një vend më të mirë dhe më të qëndrueshëm.
“Republika e Kosovës sot gjendet në udhëkryq historik. Shtyllat e saj identitare, nga demokracia e shprehja e lirë, nga ëndrra euroatlantike deri tek mbajtja e njerëzve mes nesh, janë vënë bast në zaret e fateve politike të papërgjeshme. Në këtë Republikë të projeksioneve të tyre, porpaganda është qëllim në vete, gjersa përçarja, ndarja e polarizimi jonë i madh, janë përfundim krejt i zakonshëm, të cilin përfundim – nxitësit e urrejtjes – e shijojnë me plot zell”, ka thënë Abdixhiku.
“S’do t’i kuptojë asnjëherë se çfarë dëliri kjo gjendje ju sjellë, por e kam të qartë qëllimin e tyre krejt të thjeshtë. Sa më shumë propagandë, sa më shumë shpifje, sa më shumë ndarje, sa më shumë urrejtje, aq më të dobishme drejt prodhimit të polarizimit shoqëror, që nuk sjellë rezultate por as nuk sjellë shpresë. Prandaj sot, vendi ynë, është bërë vend i zymtë. Prandaj sot ndarja jonë kombëtare, ka arritur nivele të paimagjinueshme historike. E sepse jemi të ndarë kaq shumë, kemi ngecur në vendnumërim, ku hijet e së shkuarës na errësojnë të ardhmen që nuk po e bëjmë dot. Një shoqëri kaq e copëtuar e në kaq urrejtje duhet fillimisht të shërojë veten”.
Abdixhiku ka kritikuar qeverisjen e tanishme për siç ka thënë "përçarjen dhe polarizimin në shoqërinë kosovare".
























