Po mbahet Asambleja e EBU-së, marrin pjesë Hundozi e Gërvalla
BKT
Lajme

Po mbahet Asambleja e EBU-së, marrin pjesë Hundozi e Gërvalla

RTK

Ka filluar Asambleja e 93-të gjenerale e EBU-së, që po mbahet në Llozanë të Zvicrës. Në këtë asamble është diskutuar fondi strategjik dhe vështirësitë financiare, sidomos ato të vendeve të Evropës Juglindore. Në këtë ngjarje nga Kosova po marrin pjesë ud.Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi, si dhe drejtori i RTK TV-së, Rilind Gërvalla.

Në Gjenevë të Zvicrës  po mbahet Asambleja e 93-të gjenerale e EBU-së, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues të transmetuesve publik të Evropës. Në këtë ngjarje të përvitshme, është diskutuar për vështirësitë e transmetuesve publik, veçanërisht ato financiare. Në këtë ngjarje nga Kosova po marrin pjesë ud.Drejtori i Përgjithshëm I RTK-së, Hysen Hundozi, drejtori i RTK TV-së, Rilind Gërvalla dhe Elvana Prekazi, udhëheqëse e departamentit për strategji dhe zhvillim në RTK.

Në punimet e Asamblesë janë propozuar projekte të Përbashkëta të cilat do të përkrahen nga EBU. Drejtori Gjeneral i EBU-së, Noel Curran ka dhënë zotimet e tij se do të diskutojë me të gjitha televizionet publike një nga një për të gjitha vështirësitë nëpër të cilat ato po kalojnë.

Zv/drejtori i përgjithshëm i EBU-së, Jean Philip De Tender ka vënë theksin te Eurovision Song Contest, duke thënë se do të bëjnë përpjekje që bashkërisht me televizionet e tjera të çojnë përpara këtë garë përmes platformave të reja të rrjeteve sociale.

Është diskutuar edhe për një platformë e cila do të quhet “Your European perspective” në të cilën do të angazhohen të gjitha televizionet publike, derisa gjatë asamblesë do të flitet edhe për platformën sportive të Eurovisionit.

Zyrtarë të tjerë të EBU-së përmendën zgjedhjet që do të mbahen në rajon dhe problematikat që do të shfaqen me verifikimin e fakteve, në veçanti në rrjetet sociale. U diskutua edhe angazhimi i të rinjve gjatë fushatave, në veçanti në rrjetet sociale. Konkluzë e përbashkët ishte se gjenerata e re ka mentalitet tjetër të pranimit, selektimit dhe transmetimit të informacioneve.

 


MË SHUME NGA Lajme