Kryeministri Kurti udhëton për vizitë në Sarajevë
BKT
Lajme

Kryeministri Kurti udhëton për vizitë në Sarajevë

Sh.Ç/RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot nga Brukseli në kryeqytetin e Bosnje e Hercegovinës. Lajmin e ka bërë të ditur për RTKlive zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Ky udhëtim i kryeministrit në Bosnje dhe Hercegovinë ishte paraparë të ndodhte në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej në datë 4 dhe 5 dhjetor në Neum. Për shkak disa problemeve të cilat tashmë i ka bërë të njohura organizatori, ky samiti është anuluar”, ka theksuar ai.

Sipas tij gjatë kësaj vizite kryeministri do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues politik në Sarajevë.

“Megjithëkëtë, kryeministri do të realizojë një vizitë të shkurtër në Sarajevë, ku do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues politik, si dhe do të marrë pjesë në një organizim të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”, ka shtuar Kryeziu.


MË SHUME NGA Lajme